EURO INVEST

Lider në ndërtime

 

Ndërtimi i komplekseve banesore-afariste ka filluar ne vitin 2011, aktualisht është duke u ndërtuar objekti i tetë me rradhë.


Me një arkitekturë të jashtëzakonshme, si dhe me standarde të avancuara na bën që të kemi kompleksin banesor me kapacitetet e duhura ndërtimore, për t’ju ofruar kushte për një jetesë të qetë dhe të sigurt.

 

Larg zhurmave të qytetit, në një ambient ndryshe, me parqe për argëtimin e fëmijëve, hapësira të mjaftueshme për parking- janë vetëm disa elemente të cilat ofrojnë qetësinë e nevojshme për t’u ndjerë me të vërtetë në një mjedis që ju e keni ëndërruar gjithmonë.

 

Exterieri i punuar sipas modelit të ballkonave francez me tulla të kualitetit të lartë, dyer dhe dritare nga modelet më të fundit, sistemi i ngrohjes në cdo banesë- bën që ju këtu të filloni një kapitull të ri për familjen tuaj.
 

600

Klient

8

Objekte

500

Banesa

7

Vite


LOKACIONI

Lider në ndërtime

 

Vendi ku ndodhet “Lagja Qyteti i ri” eshte ne potezin e quajtur “Sraishtë” (prapa stacionit te policor) dhe perfshine parcelat 486/9, 486/14 ne pronesi te z. Rasim Qazim Reshanit dhe parcelen 486/15. Siq shifet edhe me kopjet e planit siperfaqet e parcelave jane: 486/9 = 10,950 m², 486/14 = 6,277 m² dhe 486/15 =2,002 m². Gjithsej siperfaqja e trajtuar me kete zgjidhje urbanistike eshte 19,229 m².

ANALIZA E SIPËRFAQEVE

Lider në ndërtime

 

Ne baze te Planit Gjeneral Urban te Qytetit te Ferizajt zona ne fjale ka
koeficientin e ndertimit 2.6 dhe koeficientin e shfrytezimit 0.5. Siperfaqja e lejuar e ndertimit eshte 19,229.00 m² x 2.6 = 49,995.40 m² kurse siperfaqja sipas zhgjidhjes urbane eshte 49,815.00 m². Siperfaqja e lejuar e shfrytezimit te parceles eshte 19,229.00 m² x 0.5 = 9,614.50 m² kurse siperfaqja e shfrytezuar ne perdhese sipas zhgjidhjes urbane eshte 7,975.00 m².


Siperfaqja e mbuluar nga rruget kryesore per parcelat ne fjale sipas zhgjidhjes urbane eshte 1,995.00 m² qe eshte me shume se 10%. Siperfaqja e gjelberimit ku do vendosen edhe lojrat per femije e funksione tjera rekreative eshte 2,010.00 m². Siperfaqja per parkingje, trotuare, shtigje, rampa dhe rruge interne eshte 7,164.00 m².


ORGANIZIMI FUNKSIONAL I LAGJES

E tere lagja eshte e koncipuar ne tri blloqe te emeruara si blloku A, blloku B dhe blloku C.

– BLLOKU A: I tere blloku perbehet prej kater objekteve dhe ate A1 me etazhitet B+P+8, A2 me etazhitet B+P+8, A3 me etazhitet B+P+8, A4 me etazhitet B+P+8 dhe ka permbajte funksionale te kombinuar me dy etazhat e para d.m.th perdhesa dhe kati i pare jane afarizem kurse katet tjera banim, perveq te objekti A1 qe ka vetem perdhesen me afarizem dhe etazhat tjera banim .
Baza e bodrumit do sherben per garazhim, deponim dhe si hapsir teknike.

 

– BLLOKU B: I tere blloku perbehet prej kater objekteve dhe ate B1 me etazhitet B+P+10, B2 me etazhitet B+P+10, B3 me etazhitet B+P+10, B4 me etazhitet B+P+10 dhe ka permbajte funksionale te kombinuar me perdhesen afarizem dhe te gjitha katet tjera banim.
Baza e bodrumit do sherben per garazhim, deponim dhe si hapsir teknike.

– BLLOKU C:  Ky bllok ka vetem nje objekt me etazhitet B+P+10 dhe ka permbajte funksionale krejtesisht afariste, kurse dy etazhat e bodrumit do sherbenin per garazhim, deponim dhe si hapsira teknike.

 

Ne baze te zgjidhjes urbane ashtu siq shihet edhe ne dokumentin e lejes urbanistike ky object si object I kendit ka dy rruge dhe ate rrugen kryesore per rreth hekurudhes dhe rrugen e re prapa oborrit te Stacionit Policor. Vija ndertimore nga rruga kryesore eshte 16 m2 nga vija rregullative kurse vija ndertimore nga rruga nga Stacionit Policor ne fillim ne hyrje eshte 9.4m2 kurse ne fundin e bojektit eshte 6 m2.

 


FUNKSIONI I OBJEKTIT

Ky si objekt ka një funksion të përzier ku kemi Afarizëm në përdhesë dhe në katin e parë, Banim në katet e siperme, dhe nivelin e Bodrumit janë garazha dhe hapsira e ngrohjes për banorët .

Përdhesa:
Përdhesa është koncepuar teresisht per afarizem dhe ka mundesi qe te shfrytezohet si koncept I hapur me hyrje ne locale direct nga jasht por ka edhe koridorin e mbrendshem prej nga mund te funksionojn lokalet. Në përdhesë janë vedosur gjithsej tri lokale, holli dhe grupi i nyjeve sanitare. Nyja sanitare është e përbashkët për të gjitha funksionet dhe ka dy WC për meshkuj dhe një për femra.
Nga ana e mbrapme nga oborri I perbashket I banesave eshte hyrja per banim ku ka qasje direkte ne shkallet dhe ashensorin e baneses.

 

Bodrumi:
Shërben si etazhë për garazhim ku kemi 26 parkingje të cilat do të shërbejnë si parkingje për banorët e objektit . Në bodrume arrihet përmes rampes se perbashket per te gjitha objektet e Bllokut A dhe e cila gjendet ne objektin A1. Gjithashu në bodrum kemi vendosur edhe hapsirën për kalldajë që do mund të funksiononte si kalldajë qëndrore për tërë objektin. Nga bodrumi banoret përmes ashensorit dhe shkalleve kane qasje direkte per ne banesat e tyre.

 

Kati i parë :
Shërben si kate afarist dhe është i ndarë në lokale. Ky kat ka 6 lokale. Në kët etazhë arrihet vetëm përmes shkallëve të hyrjes afariste. Nyja sanitare është e përbashkët për të gjitha funksionet dhe ka një WC për meshkuj dhe një për femra. Kati ka koridore qendrore te cilat do ti lidhin te gjitha katet e par ate objekteve te Bllokut A.

Kati i dytë:
Shërben si kat i banimit dhe janë të vendosura shtatë banesa në kat dhe atë një banesë katër dhomëshe me 104.42 m², një banesë tri dhomëshe me 86.20 m², një banesë tri dhomëshë me 87.25 m², një banesë tri dhomëshe me 84.41 m², një banesë tri dhomëshe me 77.44 m², një banesë dy dhomëshe me 75.52 m² dhe një banese dy dhomeshe me 69.91 m² . Në këtë kat arrihet përmes ashensorit dhe shkallëve të hyrjes së banimit. Ky kat si edhe te gjitha katete tjera te banimit kane qasje ne shkallet per evakuim.

 

Kati i tretë deri ne katin e tetë:
Shërbejn si kate banimit me nga shtatë banesa në kat dhe atë një banesë katër dhomëshe me 104.42 m², një banesë tri dhomëshe me 89.26 m², një banesë tri dhomëshë me 87.25 m², një banesë tri dhomëshe me 84.41 m², një banesë tri dhomëshe me 83.74 m², një banesë tri dhomëshe me 81.91 m² dhe një banese dy dhomeshe me 69.91 m² . Në këto etazha arrihet përmes ashensorit dhe shkallëve të hyrjes së banimit. Ky kat si edhe te gjitha katete tjera te banimit kane qasje ne shkallet per evakuim.


PËRDORIMI I MATERIALEVE NË ENTERIER DHE NË EKSTERIER

E tere lagja eshte e koncipuar ne tri blloqe te emeruara si blloku A, blloku B dhe blloku C.

MURET E JASHTME
Muret e jashtme janë me trashësi 25 cm me blloka të argjiles gjysem giter të trajtuara nga ana e mbrendshme me llaq dhe gletim kurse nga ana e jashtme me veshje me termofasadë prej stiroporit të presuar. Muret në pjesën hyrëse te objektit në përdhesë janë nga qelqi i tejdukshëm në mënyrë që të kemi një lidhje më të mirë vizuele nga jashtë në mbrendin objektit. Muret e kateve afariste nga rruga kryesore dhe nga rruga anesore janë me fasadë të varur gjysem strukturale.

 

MURET E MBRENDSHME
Të gjitha muret në katet e banimit janë nga blloqet e silkes te prodhuesve lokal të cilat do të suvatohen me llaq dhe do gletohen deri në finale. Muret të cilat i ndajnë nyjet sanitare, depotë dhe kuzhinën janë të mveshura me pllaka të qeramikës. Lokalet do të ndahën me mure të knaufit dhe do të trajtohen me pllaka të knaufit në mënyrë që të modifikohen sipas kërkesave të projektit të enterierit.

DYSHEMETË
Në hapësirat ku gjenden sanitaret, garderobat dhe kuzhina është menduar të vendosen pllakat e keramikës. Në katet e banimit koridori qëndror do jetë nga graniti artificial kurse hapsirat e banimit nga laminati. Sipërfaqet tjera në lokalet, hollet dhe koridoret do të shtrohen nga granite artificiale.
NDRIQIMI
Ndriqimi në hapsirat e banimit kryesisht është ndriqim natyral por ka edhe ndriqim artificial të dimensionuar në mënyrë adekuate për funksion të objektit.
Ndriqimi në hapsirën afariste është kryesisht ndriqim natyror por është i përcjellur edhe me ndriqim artificial adekuat për hapsira në mënyrë që të mundësohen efekte të caktuara dhe kushte të mira për punë edhe gjat kohes së pasditës dhe mbrëmjes.


ZGJEDHJA ARKITEKTONIKE E OBJEKTIT

E tere lagja eshte e koncipuar ne tri blloqe te emeruara si blloku A, blloku B dhe blloku C.

Zgjedhja arkitektonike e objektit ose forma e objektit është kryesisht si rezultat i funksionit të brendshëm dhe idesë së arkitekturës të cilën e kemi menduar.

Është një arkitekturë e kombinuar nga arkitektura moderne për nga forma, dhe në momente për nga përdorimi i materialeve, Në përdhesë kemi pjesën e vitrinave të xhamit qe jane sin je horizontale e forte..

 

Kati i parë që është etazhë afariste ka një trajtim të veqant nga katet tjera me fasadë gjysëmstrukturale dhe me xham të tejdukshëm e gjithashtu janë vendosur edhe grila horizontale për mbrojtje nga dielli dhe për efekte arkitektonike.

Pjesa e banimit është e trajtuar sin je vellim I tere vertikal I mveshur me tulla te kuqe dhe me nje trup tjeter te dalur jashte e te materializuar me mermer travertine. Vëllimi i parë ka ngjyrë të njejt dhe është në rrafsh të njejt me katin afarist me këtë arrihet një kompozim më i mire dhe një lidhje më harmonike në mes të grupacioneve me përmbajtje të ndryshme funksionale.